Blutë e Tiranës kanë arrestuar një 44-vjeçar, pasi kishte ushtruar dhunë fizike dhe psikoligjike ndaj bashkëjetueses. Gjatë kontrollit të ushtruar në banesë, shtetasit me inicialet Sh.K., iu gjet dhe iu sekuestrua 1 armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak.
Pas kallëzimit të bërë nga një shtetase se bashkëjetuesi i saj ushtronte dhunë fizike dhe psikogjike ndaj saj, kanë bërë shoqërimin e shtetasit Sh. K.
Gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e policisë, në banesën e tij i janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 1 armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak.
Njoftimi
Tiranë
Vijon puna nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.
Ushtronte dhunë fizike dhe psikoligjike ndaj bashkëjetueses, Policia vë në pranga 44-vjeçarin.
Gjatë kontrollit në banesë iu gjet dhe iu sekuestrua 1 armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak.
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1 në vijim të punës për parandalimin e përshkallëzimit të dhunës në familje, pas kallëzimit të bërë nga një shtetase se bashkëjetuesi i saj shtetasi Sh. K., ushtronte dhunë fizike dhe psikogjike ndaj saj, menjëherë kanë shkuar në adresën e dhënë dhe kanë bërë shoqërimin e shtetasit Sh. K.
Gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë në banesën e tij i janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 1 armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak.
Në vijim të veprimeve, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr.1 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Sh. K., 44 vjeç, për veprat penale “Armëmbajtja pa leje” dhe “Dhuna në familje”.
Materialet i kaluan Prokurorisë, së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.