Një 33-vjeçar me inicialet D.Gj është arrestuar në flagrancë, pasi ka ushtruar dhunë psikologjikë ndaj bashkëshortes së tij.
Pas kontrollit në banesë në fshatin Luarzë, atij i është gjetur një armë sportive.
Njoftimi i Policisë: DVP Shkodër
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër arrestuan në flagrancë shtetasin D. Gj. 33 vjeç, banues në fshatin Luarzë, Velipojë, pasi ka ushtruar dhunë psikologjike nga bashkëshortes së tij. Gjatë kontrollit në banesë, iu gjet një armë sportive, e cila sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.