Një 59-vjeçar është arrestuar në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj të dashurës së tij.
Shtetasi me iniciale N.B., aakuzohet për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimin e Gjykatës”.
Njoftimi i Policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 3 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit N. B., 59 vjeç, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimin e Gjykatës”, pasi në kundërshtim me vendimin e Gjykatës, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj djalit të tij, i cili është i pajisur me urdhër mbrojtje.