Dy persona janë arrestuar në Fier, pasi kanë ushtruar dhunë ndaj familjarëve të tyre.
Shtetasit me iniciale A. C., 49-vjeç dhe L. Dh., 27-vjeç akuzohen për dhunë në familje.
Njoftimi i policisë:
Fier/Vihen në pranga 2 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 7 të tjerë, për vepra të ndryshme penale.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasit:
-A. C., 49 vjeç, banues në Fier, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij;
-L. Dh., 27 vjeç, banues në Seman, Fier, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj babait të tij.
Po nga këto struktura u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit N. B., 54 vjeç, banues në Dërmënas, Fier, V. P., 69 vjeç dhe A. P., 38 vjeç, banues në Shtyllas, Fier, pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta, kanë goditur njëri-tjetrin me grushte dhe me sende të forta.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit B. J., 57 vjeç, banues në Tiranë dhe K. H., 49 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “Vetëgjyqësia”, pasi me vetëgjyqësi kanë kryer veprime për ndarjen e disa pajisjeve pune, pa pritur vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë, për zgjidhjen e kontratës për këto pajisje.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Mallakastër referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit A. M., 30 vjeç, banues në Vlorë dhe T. M., banues në Mallakastër, pasi kanë goditur njëri-tjetrin me grushte, për motive të dobëta.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.