Tre autorët e sulmit ndaj gazetarit Valon Syla në Kosovë, janë vënë në pranga një ditë pas ngjarjes që shkaktkoi reagime të shumta. Lajmin e ka bërë të ditur Ministri i Brendhsëm i Qeverisë së Kosovës, Xhelal Sveçla i cili ka përgëzuar Policinë e Kosovës, siç ka shkruar ai, për përkushtimin dhe profesionalizmin që garanton siguri për të gjithë.
“Pas një pune intenzive të Policisë së Kosovës, tashmë janë arrestuar tre sulmuesit e gazetarit Valon Syla. Përgëzoj Policinë e Kosovës për përkushtimin dhe profesionalizmin që garanton siguri për të gjithë si dhe sundim të rendit dhe ligjit”, ka shkruar Sveçla.Syla është sulmuar dje pas emisionit Pressing, ku është analist i përhershëm. Si pasojë e sulmit, ai ka pësuar lëndime në kokë, të cilat i ka trajtuar në QKUK gjatë natës së mbrëmshme.