Dhunuan kancelarin e Gjykatës së Elbasanit, shoqërohen disa persona në komisariat

Ledio Sulkuqi, është kancelari i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor i Elbasanit i cili u godit mbrëmjen e djeshme me mjete të forta, nga persona të paidentifikuar. Ngjarja ka ndodhur paranë Drejtorisë së Policisë së Elbasanit, në një nga rrugicat ku banonte Sulkuqi.

Sakaq, burimet e policisë bëjnë me dije se disa persona janë shoqëruar për t’u marrë në pyetje në lidhje me ngjarjen.

Ndërkohë, bëhet me dije se po vijojnë hetimet për kapjen e autorëve. Sakaq, 51 vjeçari është dërgua në spitalin rajonal në Elbasan dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i Policisë:

Elbasan/Informacion paraprak

Më datë 10.04.2022, rreth orës 22:30, në lagjen “Aqif Pasha”, Elbasan, në rrethana ende të paqarta, është goditur me sende të forta në kokë shtetasi L. S., 51 vjeç, i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Elbasan, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *