Dhunuan Klean, zbardhet dëshmia e Antonela Berishës: Motra ka një vit që nuk ndihet mirë

Motrat Berisha para dy muajsh kanë dhunuar barbarisht modelen Klea Prenga, kjo pasi Mariela dyshonte se burri e saj e tradhtonte.

Në seancën e sotme në Gjykatën e Tiranës Antonela ka thënë që i vjen keq për atë që ka ndodhur dhe nuk e kanë pas qëllim që të ndodhte ajo ngjarje, aq më tepër një pasojë e tillë.

“Kemi shkuar në restorant, të dyja me motrën për të darkuar. Në një moment ajo është ngritur rrëmbyeshëm nga tavolina, e provokuar nga sjellja e viktimës. Në gjaknxehtësi e sipër, aty në moment, ka rrëmbyer një gotë dhe e ka qëlluar viktimën. Kam ndërhyrë mes tyre vetëm për t’i ndarë, dhe mbi të gjitha për të mbrojtur motrën time. Ka një vit që nuk ndihet aspak mirë. E provokuar në mënyra të ndryshme. Më vjen shumë keq dhe nuk e shikoj dot motrën time në këtë gjendje. Kërkoj ndjesë, dhe jam e gatshme të bëj gjithçka për të normalizuar marrëdhëniet dhe për ta ndihmuar viktimën të rehabilitohet fizikisht, për sa na takon. Kërkoj ndjesë publike përpara Gjykatës.”, ka qenë dëshmia e Antonelës në Gjykatë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *