Dhunuan me shkop bejsbolli avokatin në Sarandë, lirohet një prej autorëve

Gjykata e Sarandës liroi një nga autorët e plagosjes së avokatit Marjel Mejdi. Bëhet fjalë për 58-vjeçarin Aleks Rexha, i cili është paraqitur sot në gjykatë për masën e sigurisë, i akuzuar për “plagosje e rëndë me dashje” në bashkëpunim.

Prokurori i çështjes ka kërkuar masën e sigurisë “Arrest në burg” 45 ditë, deri në administrimin e aktit mjeko-ligjor, ndërsa gjyqtari i çështjes ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, edhe pse akuza ka qenë e rëndë.

Ndërkohë, avokati Marjel Mejdi, ish-Drejtor në Ministrinë e Brendshme në vitet 2005-2013, ndodhet ende në Spitalin e Janinës, në Greqi, ku po kurohet për plagët e rënda që ka marrë.

Marjel Mejdini me profesion avokat e koordinator politik i PD-së për Tiranën, u dhunua me sende të forta nga disa persona në Sarandë me datën 5 korrik. Rexha dhe dy bashkëpunëtorët e tij, me iniciale E.F., dhe S.N., dhunuan avokatin. 39-vjecari u transportua në spitalin e qytetit me plagë të rënda dhe fraktura në krahun e djathtë dhe në këmbën e majtë.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *