Policia e Tiranës ka shpallur në kërkim Antonela Berisha, ish-banorja e “Big Brother VIP” dhe motra e saj, Marinela Berisha. Sipas raportimeve, dyshimet janë se ato kanë goditur 24-vjeçaren Klea Prenga me një shishe qelqi në fytyrë në një lokal në Tiranë.
Ngjarja ka ndodhur më 6 gusht, dhe tani specialistët për Hetimin e Krimeve janë duke punuar për të lokalizuar Antonela dhe Marinela Berisha për akuzën e “Plagosjes së rëndë me dashje”.
Materialet janë referuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë për procedura të mëtejshme.