Dragan Shqekiç, efektivi i Pikës Kufitare në Malin e Zi që dhunoi Petraq Milon, kryetarin e Komisionit të Ekonomisë në Partinë e Lirisë ka dëshmuar për herë parë pas ngjarjes së ndodhur.
Vijesti shkruan se polici kufitar Dragan Shqekiç është shprehur se ka qenë injorimi i Milos ndajtij dhe oficerëve të tjerë që i kanë shtyrë drejt akteve të dhunës.
“Humba toruan atë ditë për shkak të injorimit të vazhdueshëm të urdhrave që unë dhe kolegët e mi i dhamë shtetasit shqiptar.
“Vijesti” shkruan se pas marrjes në pyetje, efektivët Shqekiç dhe Boljeviç janë liruar nga burgu dhe hetimi ndaj tyre do të vijojë në gjendje të lirë. Gjatë seancës dëgjimore në ODT Ulqin, dhjetëra kolegë të tyre u mblodhën para asaj objekti, në mbështetje të dy policëve kufitarë.
Përveç prokurorisë, hetimin për këtë rast e ka iniciuar edhe Departamenti për Kontroll të Brendshëm të Punës Policore, Ministria e Punëve të Brendshme dhe ajo procedurë është ende në vazhdim.
“Është sekuestruar video-materiali i regjistruar nga video survejimi i instaluar në pikën kufitare Sukobin-Muriqan dhe përmes bashkëpunimit policor ndërkombëtar presim një deklaratë për ngjarjen nga Shqipëria. Nëse procedura e kontrollit të brendshëm vërteton fakte dhe prova të sjelljes së kundërligjshme të zyrtarëve policorë në lidhje me rastin në fjalë, do të ndërmerren masa ligjore për fillimin e procedurës për përcaktimin e përgjegjësisë,” thuhet në MPB e Malit të Zi.
Dy efektivët u ndaluan pasi mediat e vendit fqinjit ngritën alarmin për dhunimin e Kryetarit të Komisionit të Ekonomisë në Partinë e Lirisë si dhe publikuan pamje të tjera nga rrahja barbare.