Bashkëpunimet janë kthyer në një trend, sidomos në industrinë tonë muzikore. Kemi parë artistë nga më të ndryshmit të ‘bashkojnë forcat’ por, Elvana Gjata dhe Dhurata Dora na surprizuan me bashkëpunimin e tyre verën që lamë pas.
Këngëtaret sollë këngën “Gajde” e cila i fitoi menjëherë zemrat e publikut. Mirëpo së fundmi, po përflitet se dyshja e suksesshme janë bërë bashkë sërish, këtë herë për të përfaqësuar Shqipërinë në “Eurovision”.
Lajmi është bërë i ditur nga faqja zyrtare e “Eurovision Kosovo” në ‘Instagram’, e cila ndër të tjera shpjegon se jozyrtarisht mësohet se Elvana dhe Dhurata kanë pranuar të jenë pjesë e FEST61 pasi RTSH-ja ka vendosur që për herë të parë kënga fituese e “Festivalit të Këngës” të zgjidhet edhe përmes televotimit.
Emrat e dy këngëtareve janë duke u përmendur si pjesëmarrëse në festivalin e dhjetorit, i cili do të drejtohet nga Arbana Osmani dhe partneri i saj, Eduard Grishaj. Ilir Balija, menaxheri i Dhuarata Dorës i ka bërë ‘like’ postimit në fjalë, gjë që ka shtuar më shumë dyshimet.
Rikujtojmë se, një vit më parë ishte Ronela Hajati ajo e cila përfaqësoi Shqipërinë në “Eurovision” me këngën “Sekret”. Ajo nuk ia doli të shkonte në finale, ndërsa performanca e saj u shoqërua me shumë kritika.