Pasi bënë namin me “Luj” dhe të gjithë kuptuam sa shumë kimi kishin me njëra-tjetrën, dy artistet Elvana dhe Dhurata po vijnë me një tjetër bashkëpunim!
Kënga e tyre e radhës titullohet “Rrotullo” dhe është një projekt super energjik, që i paraprin ditëve të nxehta të verës ku me siguri do të luhet në çdo club.
Projekti do të publikohet zyrtarisht sot në 19:30 ndërsa vajzat ndanë në rrjete sociale një fragment nga kënga që na fiksoi që tani!