“Dhurata e fundit”, dhjetëra tullumbace të kuqe vendosen mbi rrënoja për të kujtuar fëmijët që humbën jetën në Turqi

Vullnetarët në Turqi kanë vendosur tullumbace të kuqe mbi rrënojat e ndërtesave të shkatërruara, për të kujtuar fëmijët që humbën jetën nga tërmeti tragjik.

Të udhëhequr nga fotografi Ogun Sever Okur, ata u ngjitën në rrënojat në Hatay dhe vendosën tullumbace në telat metalikë që dilnin nga grumbujt e mbeturinave.

“Doja që ky aktivitet të quhej ‘Dhurata ime e fundit për fëmijët’”, tha projektuesi i idesë.

“Ne po japim akoma dhurata për fëmijët në Hatay por donim të përmbushnim përgjegjësinë tonë të fundit ndaj këtyre engjëjve dhe jemi duke kryer këtë aktivitet me tullumbace. Më besoni sa herë që lidhim një tullumbace më dhemb zemra. Kemi lidhur 1000-1500 tullumbaca por besojmë se do të vazhdojmë për fëmijët që humbën jetën”, shtoi ai.

Në total, më shumë se 46.000 njerëz, 41.044 në Turqi dhe 4.966 në Siri, kanë mbetur të vdekur nga tërmeti shkatërrimtar.

Ndërkohë, Sekretari i Shtetit i SHBA, Antony Blinken ka mbërritur në Turqi dhe ka ofruar 100 milion dollarë (83 milion £) ndihmë humanitare. Ndihma po ashtu i janë ofruar edhe Sirisë.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *