Di Maria “i jep një dorë” Monzës, Juventus prek fundin, tifozët duan “kokën” e Allegrit

Juventus vazhdon të përjetojë një krizë të thellë. Bardhezinjtë dështojnë sërish të fitojnë dhe sot ndaj Monzës imponohen me shifrat 1-0.

Në minutën e 40-të, Di Maria lë “Zonjën e Vjetër” me një lojtar më pak. Vendasit e Palladinos në superioritet numerik bëjnë presion për avantazhin dhe e gjejnë në të 74-tën me Gytkjaer.

Ky rezultat shton akoma më shumë pakënqësitë te tifozët e Juves, të cilët tashmë duan “kokën” e trajnerit Maximilliano Allegri. Të presim e të shohim sesi do shkojnë gjërat, me situatën që nuk duket aspak e qetë në Torino.

 

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *