Dialogu Kosovë-Serbi, BE-së i kërkohet të shtojë presion për zbatimin e marrëveshjeve

Në përpjekje për të normalizuar marrëdhëniet, Kosova dhe Serbia po përballen me vonesa dhe pengesa në zbatimin e marrëveshjeve të arritura nëpërmjet dialogut të lehtësuar nga Bashkimi Evropian. Në një kohë kur pritet zgjedhja e një ndërmjetësi të ri për këtë proces, ekspertë dhe analistë parashikojnë se nuk do të ketë ndonjë progres të shpejtë deri në shkurtin e vitit të ardhshëm.

Profesori i Marrëdhënieve Ndërkombëtare, Dritëro Arifi, vlerëson se pa një presion të rritur ndaj Serbisë nga Bashkimi Evropian, implementimi i marrëveshjeve mbetet një sfidë e madhe. Në anën tjetër, politologu Fidan Ukaj thekson se gjendja kërkon një qasje të ashpër për të shtyrë Serbinë drejt zbatimit të detyrimeve të saj.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *