Diamanti i tretë më i madh në botë është zbuluar në Afrikë!

Një diamant që besohet të jetë i treti më i madh i gjetur ndonjëherë është shfaqur në Botsvana. Guri, me peshë 1,098 karat, iu tregua Presidentit Mokgweetsi Masisi, dy javë pasi firma e diamantëve, Debswana, e zbuloi atë.

Stolia e madhe është vetëm pak më pak e rëndë se diamanti i dytë më i madh në botë i cili gjithashtu u gjet në Botsvana në 2015. Ky vend në Afrikë është prodhuesi më i madh i këtyre gurëve të çmuar.

“Ky është diamanti më i madh i gjetur ndonjëherë nga Debswana në historinë e saj prej mbi 50 vjetësh në operim,” tha Lynette Armstrong, drejtori i përkohshëm i Debswana Diamond Company. “Nga analiza jonë paraprake mund të jetë guri i tretë më i madh dhe  çmuar në botë.”

Debswana është një ndërmarrje e përbashkët midis qeverisë dhe gjigandit global të diamantëve De Beers dhe deri në 80% të të ardhurave nga shitjet shkojnë në arkat e shtetit përmes dividentëve, honorareve dhe taksave. Ministri i Mineraleve të Botsvanës, Lefoko Moagi, tha se zbulimi i fundit nuk mund të kishte ardhur në një kohë më të mirë për Botswana pasi situata e vështirë botërore shkaktoi rënien e shitjeve të diamanteve vitin e kaluar.

Diamanti më i madh i zbuluar ndonjëherë ishte ai  i quajtur Cullinan prej 3,106 karat, i gjetur në Afrikën e Jugut në 1905 dhe i dyti më i madh është 1,109 karat Lesedi La Rona i gjetur në Botsvana në 2015. Guri i sapo zbuluar, i cili u gjet në minierën Jwaneng, ende nuk ka një emër. Zonja Armstrong tha se nuk ishte marrë ende një vendim nëse “guri i rrallë dhe i jashtëzakonshëm” do të shitej.

 /Burimi BBC/ përshtati në shqip Priza.al/

TAGGED:
Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *