“Diamond League” Luiza Gega në ‘top formë’

Luiza Gega ishte vetëm 2 sekonda larg rekordit të saj në “Diamond League”, megjithatë atletja shqiptare ka bërë një paraqitje bindëse në këtë garë.

Në Firenze të Italisë po mbahet edicioni i “Diamond League”, ku marrin pjesë atletët më të mirë në botë, duke garuar në disa disiplina. Në garën e 3 mijë metrave me pengesa, atletja shqiptare Luiza Gega u rendit në vendin e 10-të me kohën 9 minuta, 11 sekonda e 94 të qindtat, duke konfirmuar se është në një formë shumë të mirë. Me këtë kohë, Gega ia ka dalë që të kapë edhe normën për në kampionatin Botëror.

Ndërkohë, në vend të parë u rendit atletja nga Etopia, Sembo Almayeu, e dyta u rendit keniania Jackline Chepkoech dhe e treta etiopiania Zerfe Uondemagegn.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *