Periudha në të cilën ndodhemi është favorizuese për virozat dhe përhapjen e baktereve për shkak të temperaturave të stinës, por edhe të kontakteve të shtuara të fëmijëve në shkolla dhe kopshte.
Kujdes duhet bërë me higjenën dhe shmangien e ngrënies së ushqime të palara dhe me duar të ndotura, pasi aparati i gojës është më i ekspozuar ndaj këtyre faktorëve.
Specialisti i bimëve mjekësore, Ylli Merja vëren se në brendësi të organizmit ndodh irritimi i zorrëve dhe jashtëqitjet janë të ujshme, shoqëruar jo pak herë edhe me gjak. Kapja në kohë bën që shërimi të jetë brenda pak orësh, ndërsa ndërlikimet zgjasin edhe me muaj nëse nuk arrihet të trajtohet në kohë. “Duhet të shqetësohemi kur fëmija të japë shenjat e para të diarresë dhe gurgullimat në zorrë si edhe kur del jashtë 2 herë brenda 2 orëve.”-thotë Merja i ftuar në emisionin “Vila 24”.
Merja sugjeron çajëra dhe disa ushqime të favorshme, duke përjashtuar qumështin dhe mishin derisa gjendja të normalizohet. Duke besuar tek qetësimi i simptomave, sugjeron propolis rigoni me pika dhe vezë të zier e ngjyer në rigon të thatë.