Diaspora për Shqipërinë e Lirë: Qeveria Rama mohoi në mënyrë të paligjshme të drejtën e mijëra votuesve

Në dy vite, Diaspora Për Shqipërinë e Lirë (DPSHL) ka bërë më shumë punë dhe përpjekje për të siguruar të drejtën e votës së çdo shqiptari që banon jashtë Shqipërisë se sa e gjithë klasa politike ka bërë në 30 vjet!

Vendimi i fundit i Gjykatës Kushtetuese në përgjigje të padisë së depozituar nga DPSHL-ja në datën 25.02.2022 konfirmon jo vetëm faktin që qeveria Rama, në mënyrë krejtësisht të paligjshme, u mohoi të drejtën kushtetuese mijëra votuesve shqiptar të cilët u përpoqën të udhëtonin për në Shqipëri në prag të zgjedhjeve të vitit 2021, por edhe konfirmon antikushtetueshmërinë e mos mundësimit të deritanishëm të votimit nga jashtë.

Kjo është një fitore historike për të gjithë shqiptarët të cilët jetojnë jashtë Shqipërisë. Kjo është gjithashtu një dëshmi e këmbënguljes së Lëvizjes për ta bërë votën një realitet, si hap i parë i fillimit të fundit të kësaj kaste të kalbur politike.
Domosdoshmëria e këtij transformimi elektoral dhe demokratik bëhet edhe më jetike kur në mes të këtij lajmi të shumëpritur, dëgjojmë zëra tashmë të konsumuar dhe të pashpresë, si ato të Partisë Socialiste, dhe në veçanti të ish-ministrit për diasporën, z. Pandeli Majko, arritja e vetme e të cilit ishte pikërisht shkrirja e kësaj ministrie në fund te mandatit të tij. Ai na ofron një interpretim kreativ të këtij vendimi, i cili nuk ka lidhje fare me realitetin e shkruar në të zezë mbi të bardhë nga Gjykata Kushtetuese.

Po ashtu, na bën përshtypje reagimi i disa figurave po aq të konsumuara të partive të spektrit opozitar, ku spikat pëpjekja për të marrë mbi vete suksesin e arritur me anë të padisë, ndërkohë që vonesat në proçes mbajnë edhe “vulën” e tyre.

Deklarata të tilla na rikujtojnë edhe një herë domosdoshmërinë e ricikilimit të plotë të ketyre figurave dhe modelit të tyre, atij me moton: korr aty ku nuk mbjell!

U bëjmë thirrje të gjithë shqiptarëve jashtë dhe brenda Shqipërisë, ti bashkohen Diasporës Për Shqipërinë e Lirë, të informohen, dhe përfundimisht të përgatiten ti japin një goditjë të fortë këtij sistemi klientelist ku babëzia, korrupsioni dhe gënjeshtra janë ulur këmbëkryq në mes të vendit.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *