Polica e Dibrës ka njoftuar se ka vënë në pranga dy shtetas për vepra të ndryshme penale. Një 35-vjeçar me inicialet M.K. është arrestuar pasi ka ushtruar dhunë psikologjike dhe fizike ndaj babait të tij në banesë. Ndërsa një 47-vjeçar është arrestuar pasi ka përplasur me makinë një shtetase të mitur këmbësore.
Njoftimi i policisë:
Dibër/Vihen në pranga 2 shtetas, për vepra të ndryshme penale dhe procedohet penalisht një tjetër.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Dibër arrestuan shtetasin M.K., 35 vjeç, banues në Dibër, pasi në banesë ka ushtruar dhunë psikologjike dhe fizike ndaj babait të tij.
Shërbimet e Policisë Rrugore arrestuan shtetasin D.M., 47 vjeç, banues në Bulqizë, pasi duke drejtuar automjetin e tij në afërsi të një marketi në Maqellarë, ka asksidentuar jashtë rrezikut për jetën një shtetase të mitur (këmbësore).
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Postës së Policisë Maqellarë referuan materialet në Prokurori dhe nisën procedimin penal ndaj shtetasit Xh.K., 16 vjeç, pasi për motive të dobëta ka goditur me grushta një 15-vjeçar.
Në banesën e shtetasit E.M., 31 vjeç, në fshatin Melan, janë vjedhur një shumë parash dhe disa bizhuteri. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve të dyshuar.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.