Një 15-vjeçar është proceduar penalisht në Dibër pasi është kapur me një armë zjarri pa leje.
Sipas policisë pas kontrolleve në banesën e shtetasit F.K. në Maqellarë është gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri kallashnikov që posedohej pa leje nga ky shtetas.
Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, u sekuestrua arma e zjarrit kallashnikov, si dhe u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin F. K., 15 vjeç.
Njoftimi i policisë:
“Goditet një rast i mbajtjes pa leje të armës së zjarrit, në banesë.
Falë inteligjencës informative, Policia sekuestron një armë zjarri kallashnikov që e posedonte një 15-vjeçar.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër, si rezultat i administrimit të menjëhershëm të informacioneve të siguruara nga inteligjenca informative, për një rast armëmbajtjeje pa leje, kanë ushtruar kontroll në banesën e shtetasit F. K., në Maqellarë.
Nga kontrolli në këtë banesë, shërbimet e Policisë gjetën një armë zjarri kallashnikov që posedohej pa leje nga ky shtetas.
Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, u sekuestrua arma e zjarrit kallashnikov, si dhe u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin F. K., 15 vjeç.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit””, thuhet në njoftimin e policisë.