Një aksident i rëndë është shënuar pasditen e kësaj të marte ku një mjet ka përplasur një fëmijë në aksin rrugor Maqellarë-Bllatë. Sipas policisë, i mituri inicialet e të cilit nuk bëhen të ditura, është nisur me urgjencë drejt Tiranës për ndihmë më të specializuar. 53-vjeçari M.Xh., i cili ka aksidentuar të miturin është shoqëruar në Komisariat.
Njoftimi i policisë:
Në aksin rrugor Maqellarë-Bllatë, shtetasi M. Xh. 53 vjeç, duke drejtuar automjetin e tij ka aksidentuar një fëmijë të mitur, i cili është transportuar drejt Tiranës për ndihmë mjekësore më të specializuar.
Drejtuesi i mjetit është shoqëruar nga shërbimet e Policisë në Komisariat për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punohet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.