Dibër/ Rama “i thur lavde” Ballukut: ‘Kokëderre’ e madhe, ngeli këtu me qytetarët

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar ditën e sotme një takim elektoral në Dibër. Gjatë fjalës së tij ai ka vlerësuar punën e zv.kryeministres Belinda Balluku. Rama u shpreh se Balluku ka treguar devotshmëri për qarkun e Dibrës dhe ka qëndruar gjithnjë pranë qytetarëve.

“Ky qark ka dhe një avantazh tjetër që ka Belindën këtu. Është ‘burri’ më i fortë që kemi në qeveri, përveçse është edhe grua, dhe nënë, dhe shoqe, është ‘kokëderre’ e madhe si person dhe e keni parë që sa shumë rri këtu me ju, jo tani, por qysh kur ka ardh e deleguar. Sa herë që ndodh që e kërkoj thotë jam në Dibër, jam në Dibër dhe realisht kemi vendosmërinë bashkë me Belindën, bashkë me gjithë të tjerët që ti japim një shtysë shumë të fortë këtij qarku” – u shpreh Rama.

 


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *