Dibër/ Vështirësohet kalimi në aksin Qafë Buall-Krastë për shkak të ngricës dhe akullit

Temperaturat e ulëta të mbrëmjes së kaluar kanë krijuar probleme në rrugën Qaf Buall – Krastë.

Segmenti hyrës i kësaj rruge është mbuluar nga akulli duke bërë që kalimi i mjeteve të jetë i rrezikuar.

Vetë drejtuesit e automjeteve shprehen se nuk është hedhur kripë në këtë aks që mund të ndihmojë në lëvizjen e automjeteve.

“Gjendja e rrugës është me akull e gropa. Nuk është ndërhyrë, as kripë nuk është hedhur. Tani është bërë me fat, ose kalon ose nuk kalon,. Po erdhe në shtëpi mirë, po nuk erdhe nuk dimë”, ka thënë një prej shoferëve.

Ndërkohë kalimi në këtë segment duhet bërë me shumë kujdes sidomos gjatë orëve të natës dhe orëve të para të ditës.

Shpeshherë ky aks rrugor paraqet rrezikshmëri gjatë stinës së dimrit për shkak të ngricave që krijohen në rrugë, ndërkohë që qindra banorë të Martaneshit dhe subjekteve minerare lëvizin çdo ditë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *