“Dibranët thonë në shtëpinë e të varurit nuk përmendet litari”. Deputetja Ina Zhupa i drejtohet ministers Kushi: Jeni akuzuar për…

Deputetja e Partisë Demokratike Ina Zhupa ka mbajtur një interpelancë ditën e sotme me ministren e Arsimit Evis Kushi. Zhupa I është drejtuar ministers duke I thënë së është një ndër të akuzuarat për plagjaturë, duke shtuar se tashmë dujet të kishte përfunduar kontrolli I të gjithë titujve akademikë në universitetet në vendin tonë.

“Dibranët thonë në shtëpinë e të varurit nuk përmendet litari. Ju jeni vetë një nga të akuzuarat për plagjiaturë. Duhet të ishte mbaruar tashmë kontrolli anti plagjiaturë dhe rishikimi i titujve akademikë. Në këto tre vjet duhet të kishit bërë kontrollin anti plagjiaturë për pedagogët në radhë të parë.

Duhet të ishte miratuar ligji i ri për kërkimin shkencor. Duhet të ishte krijuar arkivi digjital i doktoraturave. Keni premtuar që në vitin 2019 kodin e cilësisë. Në momentin kur kurrikula ecën në një drejtim dhe biblioteka ecën në një drejtim tjetër nuk e di kush janë detyrat e ministrisë tuaj”, tha Zhupa.

Nga ana tjetër ministrja tha se në kohën e qeverisjes së Partisë Demokratike, arsimi ishte në periudhën më të errët.

“Një pjesë e madhe e këtyre ministrave janë gdhirë natën e tërmetit dhe vazhdojnë të jetojnë me trauma. Kjo duhet të jetë prioritet për ne për të vazhduar punën. Më duket papërgjegjshmëri të thuash mos na i përmendni më këto se na lodhët.

Nëse i keni përjetuar ato ditë si shqiptarët e tjerë nuk duhet t’i hiqni nga mendja. Në pjesën e parë të interpelancës i qëndrova strikt raportimit për atë që kemi bërë ne. Ju do të mbaheni mend si ajo qeveri që ka sjellë periudhën më të errët të arsimit në Shqipëri”, deklaroi Kushi.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *