Leonardo DiCaprio ka nxitur së fundmi aludimet se mund të ketë nisur një lidhje me një tjetër supermodele. Mediat e huaja kanë nisur spekulimet se DiCaprio mund të jetë në një lidhje me modelen e njohur Irina Shayk.
Thashethemet janë nxitur nga vetë DiCaprio i cili është shfaqur shumë i afërt me modelen në festivalin “Coachella”. Dyshja u panë duke biseduar me njëri-tjetrin.
Megjithatë, Shayk dhe DiCaprio u bashkuan nga miqtë e tyre, duke përfshirë Stella Maxwell dhe Toby Maguire.