Pushime, festa dhe vajza të bukura. Këto detaje definojnë jetën e Leonardo DiCaprio-s dhe të gjithë jemi pak xhelozë. Së fundmi, aktori hollivudian po shijon disa ditë relaksi në brigjet e Sardenjës në Itali.
Kjo nuk iu ka shpëtuar paparacëve sigurisht të cilët kanë arritur të shkrepin një moment ku duket ai në një jaht me disa miq dhe një vajzë me bikini rozë. Por nuk dihet se cila është kjo vajzë.
Aktualisht, mendohet që 48-vjeçari të jetë single, pas ndarjes vitin e kaluar me Kamila Morronen, modelen dhe aktoren 25-vjeçare me të cilën ishte në një lidhje prej 5 vitesh.
Ai është përfolur gjatë edhe për një romancë me Gigi Hadid, por kurrë nuk është konfirmuar asgjë.