Dickson: Problem pjesëmarrja e ulët e grave dhe krijimi i kushteve për njerëzit me aftësi ndryshe

Përfaqësuesi i Kongresit të Autoriteteve Vendore dhe Rajonale në Këshillin e Evropës, Dickson, tha se procesi i zgjedhjeve përgjithësisht ishte i mirë. Ndërkohë që sipas tij pati përfaqësim i ulët i grave, ndërkohë që duhet të rishikohen dispozitat që lidhen me kandidatët e pavarur.

“Detyra jonë është se ne përfaqësojmë jo vetëm autoritete të larta evropiane në vend, por edhe ato rreth integrimit dhe antarësimit në BE. Ne vëzhguam mëe shumë 16 nga ekspertët tanë procedurat e votimit në 61 qendra votimi, dhe 2 qendra me pajisije elektronike votimi.  Pajtohem plotësisht me mendimin e zonjës Glover. Vumë re nje ditë paqësore dhe të qetë. Vumë re disa defekte teknike, probleme me pajisjet elektronike, mungesë në pjesëmarrje të madhe nga gratë, aksesibiliteti për personat me aftësi të kufizuara etj. Këto ishin disa nga problematikat. Një ditë para zgjedhjeve vumë re se situata u tensionua duke u polarizuar nga disa nga kandidatët. Ne jemi të merakosur se mungon debatet e vërteta dhe konstruktive. Një ndër problematikat që vumë re ishte tërheqja e kandidatëve në ditët e fundit, por edhe mungesa e mbështetjes për kandidatët e pavarur”

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *