Pas fitores së ‘La Liga-s’, Diego Pablo Simeone dhe Atletico Madrid do të vijojnë bashkëpunimin ndërmjet tyre, të paktën deri në 2024.
Situata ekonomike nuk është nga më të mirat, efektet e pandemisë ndihen kudo, por palët do të përpiqen të zhvillojnë një merkato të kujdesshme ku pa diskutim nuk do të mungojë edhe një dhuratë për trajnerin. Simeone kërkon të blejë Lautaro Martinez, por argjentinasi përfaqëson një investim të ‘kripur’. Inter kërkon minimalisht 70 milion euro për kartonin e tij, shifër që në Madrid do të përpiqet ta kompensojnë duke shituar ndonjë lojtarë që nuk bën pjesë në planet e Simeone.
/Priza.al/