Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash, duke sjellë një mot me diell në të gjithë territorin, por që në zonat malore do të ketë edhe intervale të shkurtra me reshje të izoluara.
Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të kenë një rënie të lehtë, ku do të variojnë: në zonat malore, nga 11°C në 18°C, në zonat e ulëta nga 16ºC në 25°C dhe në zonat bregdetare nga 18°C në 26°C.
Era do të jetë në drejtim Jugor, ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 3 ballë.