Diell dhe temperatura normale, si nis moti këtë të hënë

Shqipëria do të mbizotërohet nga një mot i ngrohtë me diell dhe kthjellime të shumta. Sipas Meteoalb, alternimi i kthjellimeve me vranësirat e herë pas hershme do të sjellin një mot të qëndrueshëm në të gjithë territorin.

Sot temperaturat do të pësojnë rritje të lehtë. Konkretisht do të variojnë në vlerat: në zonat malore, nga 07°C në 23°C, në zonat e ulëta nga 14°C në 28°C dhe në zonat bregdetare nga 16°C në 29°C.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 35 km/h kryesisht në drejtim Lindor-Verilindor. Forca e valëzimit në det do të jetë 3 ballë.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *