Ditën e sotme do të vijojë ndikimi i rrymave të ngrohta jugore të cilat do të sjellin vranësira e diell, ndërsa në veri vranësirat deri të dendura. Sipas meteoalb: Vijojne zonat Jugore në dominimin e kthjellimeve dhe vranësira të lehta. Por zonat qëndrore dhe veriore do kenë vranësira më të dukshme duke bërë që herë pas here të sjellin reshje të pakta në këto zona.
Era do të mbetet e vrullshme me drejtim jugor deri 10m/sek. Në pjesën bregdetare erë e fortë 15-20m/sek e cila do të sjellë dallgëzim në dete të forcës 5 deri 6 ballë.
/Priza.al/