Vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme, duke bërë që kthjellimet të mbizotërojnë në të gjithë Shqipërinë gjatë gjithë ditës. Mëngjesi do të nisë me diell, ndërsa pasdite do të ketë vranësira kalimtare.
Zonat malore do të përfshihen nga vranësira gjatë gjithë kohës, duke nisur që në orët e e para të mëngjesit. Sipas Meteoalb, temperaturat e ajrit ulen me 2 gradë në vlerat minimale, por vlerat maksimale do të pësojnë rritje.
Vlerat maksimale do të luhaten nga 14°C në mëngjes deri në 36°C mesdita. Era do fryjë mesatare dhe e fortë me shpejtësi deri 45 km/h, nga drejtimi Veriperëndimor ndërsa në det të hapur krijohet dallgëzim 4 ballë.
/Priza.al/