Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime vranësirash dhe kthjellimesh, duke sjellë mot me diell por shumë të ftohtë.
Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë një rënie të ndjeshme ku variojnë: në zonat malore, nga -12°C në -1°C, në zonat e ulëta nga -4°C në 07°C dhe në zonat bregdetare, nga -1°C në 08°C.
Era do të fryjë në drejtim Verilindor, ndërsa forca e valëzimit në det, do të jetë 4 ballë.
Kosova sot do të mbizotërohet nga alternime vranësirash dhe kthjellimesh, të cilat do të sjellin mot të qëndrueshëm.
Temperaturat do të pësojnë një rënie të ndjeshme, ku do të variojnë: në zonat malore nga -14°C në -5°C dhe në zonat e ulëta, nga -10°C në -3°C.
Më poshtë do gjeni parashikimin e motit për qytetet kryesore të vendit, Kosovës dhe botës.
/Priza.al/