Sipas të dhënave të siguruara nga studimi me pjesëmarrjen e 60.000 britanikëve rreziku, dieta e pasur mesdhetare mund të ulë rrezikun e demecës.
Të dhënat sugjerojnë se ngrënia e shumë ushqimeve me bazë bimore mund të ketë një “efekt mbrojtës” kundër demencës, pavarësisht nga rreziku gjenetik i një personi.
Bashkautorja e studimit, Janice Ranson, një studiuese në Universitetin e Exeter, tha se gjetjet nga ky studim i madh i bazuar në popullatë nënvizojnë përfitimet afatgjata të shëndetit të trurit nga konsumimi i një diete mesdhetare, e cila është e pasur me fruta, perime, drithërat dhe yndyrnat e shëndetshme.
Sipas studimit të realizuar rreziku i prekjes nga kjo sëmundje zvogëlohej me 23% te personat që ndiqnin një dietë të pasur mesdhetare. Gjithsesi studim i publikuar në ‘The Guardian’, thekson se kjo dietë ulë rrezikun e prekjes nga të gjitha format e demencës dhe jo specifikisht të Alzheimerit.