Diferenca mes tradicionaleve dhe atyre bimore/ Kompania japoneze paraqet vaksinën anti-covid të prodhuar nga duhani

Kompania japoneze do të paraqesë deri në fund të vitit 2021 një kërkesë tek autoritetet kompetente të Kanadasë për të miratuar vaksinën e saj kundër koronavirusit, e cila vjen nga një bimë e familjes së duhanit.

Sipas krijuesve të vaksinave, është më e lirë dhe më e lehtë për tu transportuar dhe ruajtur sesa vaksinat e tjera.

Kjo është arsyeja pse kjo kompani shpreson të ketë mundësinë për të depërtuar në një treg të madh që deri më tani dominohet nga Pfizer, Moderna dhe AstraZeneca.

“Ne mendojmë se ia vlen të zgjerojmë opsionet tona të vaksinave,” tha Tosifumi Tanta, kreu i zhvillimit të vaksinave në Mitsubishi Tanabe Pharma, sipas Financial Times.

Por përkrahësit e këtyre vaksinave me origjinë bimore thonë se ato janë një zgjidhje tërheqëse sepse gjethet e bimës rriten shpejt, gjë që përshpejton procesin e prodhimit dhe ul koston e prodhimit të vaksinave.

Ndërsa një vaksinë tradicionale e gripit kërkon rreth tetë muaj deri në një vit për tu prodhuar, vaksinat bimore mund të prodhohen në vetëm pesë deri në tetë javë.

Përveç kësaj, vaksinat bimore nuk kërkojnë temperatura shumë të ulëta dhe mund të ruhen në një temperaturë prej dy deri në tetë gradë Celsius.

Vaksina bimore përfshin grimca të ngjashme me virusin që e imitojnë atë në trup pa përdorur një virus të gjallë.

Pyetja, megjithatë, sipas analistëve, është se deri në çfarë mase publiku do të bindet të bëjë një vaksinë me bazë bimore, pasi ato nuk janë prodhuar dhe testuar në masë.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *