Digjen 2 makina në komunën e Zveçanit

Dy vetura, në pronësi të Komunës së Zveçanit, janë dëmtuar nga zjarri, konfirmoi për Radion Evropa e Lirë zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani.

Sipas Elshanit, ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:40 të mëngjesit të 26 korrikut. Veturat, që u dogjën, ishin para ndërtesës të Komunës së Zveçanit.

pyetur nëse kjo do të thotë se kanë identitetin e autorit, Elshani tha:

“Gjithçka që dua të them është se këto janë vepra penale dhe si të tilla janë situata potencialisht të rrezikshme për sigurinë fizike. Policia mund të reagojë për të mbrojtur objektin, pronën dhe rendin që mbron, por edhe veten. Nëse një kriminel mban maskë natën, bën një krim dhe ka të shtëna, askush nuk do të donte që pas asaj maske të gjendej një i mitur, Zoti na ruajt”, ka thënë ai

“Dyshohet se kemi të bëjmë me zjarrvënie, ndërsa të lënduar nuk ka”, tha Elshani shkurt për REL-in.

Ai po ashtu shtoi se policia është duke punuar që të zbardhë këtë rast.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *