Një servis makinash është përfshirë nga flakët rreth orës 04:00 të mëngjesit të sotëm. Ngjarja ka ndodhur, në fshatin Leshnicë në Pogradec. Sakaq sipas informacioneve të para dyshohet se zjarri ka qenë i qëllimshëm
Njoftimi i policisë:
Më datë 25.03.2022, rreth orës 04:00, jemi njoftuar se në fshatin Leshnicë, Pogradec, në rrethimin e jashtëm të servisit në pronësi të shtetasit G. P., ka rënë zjarr dhe për pasojë janë djegur 6 automjete të cilat jepeshin me qira. Dëme në njerëz nuk ka, por vetëm dëme materiale.
Nga të dhënat e para, dyshohet se zjarrvënia mund të ketë qenë e qëllimshme.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.