Digjen dy banesa në Vlorë, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme

Digjen dy banesa në Llakatund të Vlorës në orët e para të mëngjesit. Shpëtohen mrekullisht personat që ishin brenda tyre. Zjarri mendohet të ketë qenë i qëllimshëm për shkak të konflikteve.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:17. Shërbimi zjarrfikës është njoftuar se ka marrë flakë një banesë një katëshe por kur mbërritën në vendin e ngjarjes, u konstatua se edhe një tjetër banesë ishte përfshirë nga flakët.

Luftie Fanaj është pronarja e njërës prej banesave ndërsa tjetrës Petrit Izeti. Banesat janë djegur totalisht me të gjitha orenditë që ndodheshin brenda. Shkaku i zjarrit, sipas të dhënave paraprake, ka qenë e qëllimshëm.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *