Digjen makinat në veri të Kosovës, Ambasadori gjerman: Dhuna nuk është një opsion

 Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka dënuar aktin e djegies së disa veturave të qytetarëve të nacionalitetit serb në veri të vendit, duke i quajtur veprime të dhunshme. Rohde përmes një statusi të rrjetit social në Twitter ka shkruar se pajtohet me reagimin e shefit të Bashkimit Evropia (BE) në Kosovë, Tomas Szunyog i cili ka dënuar këtë akt.

Sipas tij, dhuna nuk është kurrë një opsion i mirë. Ai tha se beson se autoritetet e Kosovës do të hetojnë rastet dhe do të nxjerrin përgjegjësit para drejtësisë.

Jam plotësisht dakord. Dhuna nuk është kurrë një opsion! Kam besim të plotë se autoritetet kosovare do t’i hetojnë rastet tërësisht dhe do t’i nxjerrin përgjegjësit para drejtësisë”, ka shkuar Rohde.

Dy incidente të njëpasnjëshme janë shënuar dy ditët e fundit të muajit mars në veri të Kosovës, ku janë dejgur 5 makina me targa kosovare. Mbrëmë pas mesnatës dyshohet se tre serbëve të Kosovës u janë djegur makinat të cilat ishin regjistruar me targa të Republikës së Kosovës (RKS). Policia ka njoftuar gjithashtu se dy makina janë djegur në Mitrovicë të veriut dhe një tjetër në Zveçan.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *