Një apartament është djegur këtë të mërkurë, në zonën e njohur si kryqëzimi i ish-degës së brendshme në Shkodër.
Burime për median bëjnë me dije se nga flakët ka mbetur e dëmtuar një e moshuar.
Sakaq, vetëm pas 1 orë luftë me flaket arrihet të nxirret e moshuara e cila kishte mbetur e bllokuar në ballkonin e apartamentit.mShërbimi zjarrfikës, policia dhe banorët e pallatit kanë ndërhyrë për të nxjerrë të moshuarën. E moshuara ka pësuar djegie të trupit dhe momentalisht ndodhet në spitalin e Shkodrës në gjendje të rëndë.
Zjarri në banesë dyshohet se është shkaktuar nga një shkëndijë elektrike.