Një lokal në qytetin e Sarandës është përfshirë nga flakët gjatë mesnatës, pas festimeve të 8 Marsit.
Zjarri është vënë re në orën 3 të mëngjesit dhe menjëherë janë njoftuar zjarrfikëset. Këta të fundit kanë izoluar e më pas fikur zjarrin i cili rrezikonte të përhapej edhe në ambientet e banimit të godinës.
Ende nuk dihen shkaqet e këtij zjarri, i cili ka shkaktuar dëme të shumta materiale. Fatmirësisht nuk ka persona të lënduar.