Një automjet ka marrë flakë gjatë mesnatës në Delvinë.
Burime për median bëjnë me dije se mjeti tip ‘Suzki’ është në pronësi të shtetasit me iniciale L. K..
Sakaq, ende nuk dihet shkaku i kësaj ngjarje.
Njoftimi i Policisë:
Delvinë/Informacion paraprak
Më datë 22.06.2022, rreth orës 00:50, në lagjen “9 nëntori”, Delvinë, ka rënë zjarr dhe është djegur një mjet i markës “Suzuki”, në pronësi të shtetasit L. K., banues në Delvinë.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të rënies së zjarrit.