Një automjet tip “Volkswagen” është shkrumbuar gjatë natës në lagjen nr. 5 të Korçës. Makina, në pronësi të një 30-vjeçari, ishte e parkuar kur ra zjarri.
Nga këqyrja paraprake e kamerave të sigurisë të banesës, nuk janë konstatuar lëvizje të ndonjë personi të dyshimtë apo ndonjë veprim i kryer ndaj mjetit. Paraprakisht dyshohet se shkak i zjarrit mund të ketë rënë si pasojë një shkëndijë elektrike.
Informacion paraprak
Më datë 24.04.2023, rreth orës 03:45, në lagjen nr. 5, rruga “10 Korriku”, ka rënë zjarr në automjetin tip “Volksëagen” në pronësi të shtetasit M. A., 30 vjeç, banues në Korçë, i cili ishte i parkuar. Nga këqyrja paraprake e kamerave të sigurisë të banesës, nuk janë konstatuar lëvizje të ndonjë personi të dyshimtë apo ndonjë veprim i kryer ndaj mjetit.
Paraprakisht dyshohet se zjarri në mjet, mund të ketë rënë për shkaqe aksidentale (shkëndijë elektrike).
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e plotë të shkakut të rënies së zjarrit.