Digjet gjatë natës një automjet në Vlorë, policia jep detajet

Një automjet është djegur gjatë natës në Vlorë.

Mësohet se automjeti tip “Mercedez-Benz” është djegur plotësisht, ky i fundit në pronësi të shtetasit me iniciale K.N., mjet ky i cili ndodhej në garazh

Sakaq grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes ku edhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.

Njoftimi i Policisë:

Vlorë/Informacion paraprak

Më datë 18.05.2022, rreth orës 01:12, në lagjen “Astane”, fshati Kotë,Vlorë, ka marrë flakë dhe është djegur plotësisht automjeti tip “Mercedes-Benz”, në pronësi të shtetasit K. N., i cili ndodhej në garazh.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *