Zjarret në vendin tonë vijojnë të ‘pushtojnë’ ende disa zona.
Burime për median bëjnë me dije se një vatër zjarri vijon të jetë aktive që prej mbrëmjes se djeshme në fshatin Tunjë të Gramshit.
Mësohet se zjarrfikësit ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po luftojnë me flakët. Ndërkohë, terreni i vështirë dhe erërat e forta po bëjnë të pamundur izolimin e flakëve.