Digjet lokali në Vlorë, nuk ka të lënduar! Dyshimet e para

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm. Një lokal është djegur në lagjen “1 Maji” në Vlorë. Fatmirësisht nga zjarri nuk ka pasur dëme në njerëz pasi lokali ka qenë i mbyllur.

Paraprakisht raportohet se dyshohet se bëhet fjalë për zjarrvënie të qëllimshme.

Njoftimi i Policisë: 

Rreth orës 03:10, në lagjen “1 Maji”, Vlorë, ka rënë zjarr dhe është djegur pjesërisht një lokal, në pronësi të shtetasit K. Sh., ku ka vetëm dëme të vogla materiale. Grupi Hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *