Një magazinë me bimë mjekësore është përfshirë nga flakët ditën e sotme në Durrës.
Bëhet me dije se si pasojë e flakëve përveç se është djegur një pjesë e mëdha e magazinës, e cila ishte në pronësi të Sokol Porja-s, janë djegur edhe bimë medicinale.
Sipas të dhënave të deritanishme dëmi i shkaktuar shkon deri në 10 ose 15 milion lekë. Magazina ndodhet në fshatin Bizë të zonës së Ishmit. Ndërkohë nuk ka asnjë informacion në lidhje me këtë ngjarje.
/Priza.al/