Një makinë ka marrë flakë në ecje e sipër në rrugën Levan-Vlorë. Ngjarja është shënuar mëngjesin e sotëm. Dyshohet se shkak i flakëve të ketë qenë një shkëndijë elektrike. Fatmirësisht nuk ka viktima apo të lënduar, por vetëm dëme materiale. Policia ndodhet në vendngjarje.
Njoftimi:
Fier/Informacion paraprak
Sot rreth orës 09:15, në aksin rrugor Levan-Vlorë, ka marrë flakë në ecje e sipër automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin S. Gj.
Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në mjet. Nuk ka dëme në njerëz.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.
/Priza.al/