Një automjet është përfshirë nga flakët në dalje të tunelit Tiranë-Elbasan. Ngjarja ndodhi rreth orës 10:35.
Burime zyrtare nga policia bënë me dije mjeti tip “Benz”, me drejtues shtetasin me inicialet A.S., 47 vjeç, banues në Librazhd, në ecje e sipër ka marrë flakë dhe për pasojë mjeti është djegur plotësisht. Si pasojë e flakëve nuk ka dëme në njerëz.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i plotë:
Elbasan/ Informacion paraprak. Më datë 10.09.2021, rreth orës 10:35, në dalje të tunelit Tiranë-Elbasan , mjeti tip “Benz”, me drejtuese shtetasin A.S., 47 vjeç, banues në Librazhd , në ecje e sipër ka marrë flakë dhe për pasojë mjeti është djegur plotësisht .Si pasojë e flakëve nuk ka dëme në njerëz. Grupi hetimor ndodhet në vendgjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
/Priza.al/